Arrestime të rëndësishme nga Policia e Kosovës: 37 kg heroinë e sekuestruar

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor të suksesshëm më 3 nëntor 2026, në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar pesë persona dhe është sekuestruar një sasi prej 37 kg substancë të dyshuar heroinë.

Gjatë një konference për media, u.d.

Kryeprokurori i PSRK, Dren Paca, theksoi se ky është një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji të realizuara në vend, duke ilustruar rëndësinë e angazhimit të përbashkët institucional në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Prokurori Dema, në deklaratën e tij, shpjegoi se sipas dyshimeve fillestare, sasia e narkotikëve besohet se është transportuar nga vendet aziatike në Kosovë.

Ai theksoi se ndaj të dyshuarve do të merren të gjitha masat procedurale të nevojshme, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Reshat Murseli, gjithashtu bëri të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe shumë sende të tjera. “5,300 euro dhe 100 dollarë amerikanë në para të gatshme, një veturë, dhjetë telefona celularë, një pajisje DVR për regjistrimin e kamerave të sigurisë, 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm, një prerëse”, tha ai.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të PSRK dhe akuzohen për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *