Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me ministren greke të Arsimit, Sofia Zacharaki, ku u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, njohjen e diplomave shqiptare, shkëmbimet studentore dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të të dy vendeve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nevojave arsimore të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi, si dhe rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.