Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka arrestuar 11 shoferë në lokacione të ndryshme të vendit për shkak të veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, tetë persona ishin duke drejtuar automjete pa pasur provimin e vozitjes. “Bëhet fjalë për D.S. (22) nga Shkupi, I.L. (47) nga fshati Batincë i Shkupit, D.A. (30) nga fshati Poroj i Tetovës, S.A. (19) nga Gostivari, Xh.R. (31) nga Radovishi, R.E. (21) nga fshati Raklish i Radovishit, A.H. (47) nga Struga dhe A.M. (31) nga fshati Lisiçan i Kërçovës.” Gjithashtu, në Gostivar, është zhvilluar një bisedë zyrtare me një 16-vjeçar, i cili po drejtonte një automjet udhëtarësh pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit, në prani të prindit. “Tre shoferë ishin nën ndikimin e alkoolit ndërsa ishin të përfshirë edhe në aksidente rrugore.
Bëhet fjalë për S.S. (43) nga fshati Biljanoc i Kumanovës, H.J. (39) nga fshati Dramçe i Kërçovës dhe D.C. (31) nga fshati Osiçe i Kriva Pallankës.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.” MPB bën apel për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjete pa provimin e vozitjes, nën ndikimin e alkoolit ose nëse kanë ndalim për drejtimin e mjetit motorik, thonë nga MPB.