Vizita e Konsullatës së Kosovës në Zvicër: Forcimi i Marrëdhënieve dhe Vlerësimi i Mbështetjes

Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, bashkë me kolegët e tij nga kori konsullor në Cyrih, ka realizuar një vizitë në Parlamentin Federal të Zvicrës në Bernë.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka pasur mundësinë të njohë nga afër historinë, traditat parlamentare dhe funksionimin e institucioneve federale zvicerane.

Po ashtu, janë zhvilluar takime me përfaqësues të politikës dhe institucioneve zvicerane.

Në këtë rast, Berisha shprehu mirënjohjen për Zvicrën dhe për popullin e saj, duke vlerësuar mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos në periudhat më të vështira të historisë sonë.

Ai gjithashtu theksoi lidhjen e veçantë që ka diaspora shqiptare me Zvicrën, ku sot jetojnë dhe veprojnë disa gjenerata të mërgatës, të cilat janë integruar në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *