Presidentja Shiroka-Pula Pranon Raportin e Progresit nga BE për Kosovën

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e priti në takim.

Në njoftim, Presidenca theksoi se Shiroka-Pula ka vënë në dukje përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave. ‘Ajo theksoi se Kosova është vend proeuropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve europiane’, thuhet në njoftim.

Presidenca gjithashtu njoftoi se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka-Pula për qasjen e saj ‘konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës’.

Shiroka-Pula vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës europiane të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *