Një delegacion ka realizuar një vizitë në qendrën e specializuar të fizioterapisë dhe rehabilitimit ‘Physio Rehab’ në Richtersëil të Zvicrës.
Atje, ata janë pritur nga Arian Nevzati, fizioterapist me gradën akademike Master of Science in Physiotherapy (MSc PT) dhe pjesë e udhëheqjes ekzekutive të kësaj qendre.
Gjatë takimit, është diskutuar për rrugëtimin profesional të Nevzatit, përvojën e tij shumëvjeçare në Zvicër dhe angazhimin e tij në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit.
Përveç rolit të tij drejtuese në ‘Physio Rehab’, Nevzati është gjithashtu ligjërues në SUPSI – Scuola universitaria professionale della Svizzera italiana, një institucion i arsimit të lartë profesional në Zvicër.
Rrugëtimi i tij është vlerësuar si një shembull i suksesit të profesionistëve shqiptarë në diasporë, të cilët, përmes dijes dhe përkushtimit, arrijnë të ndërtojnë karriera të suksesshme dhe të marrin përgjegjësi të rëndësishme profesionale e akademike.