30-vjeçari nga Kosova përballet me dënim për vrasje në Zvicër

Një 30-vjeçar nga Kosova po përballet me një dënim prej të paktën pesë vjetësh burgim në Zvicër, pasi akuzohet për vrasje eventuale me dashje të pasagjeres së tij, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në korrik të vitit 2023, në Elgg të kantonit të Cyrihut.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 korrikut 2023, kur i akuzuari drejtonte një veturë të tipit “Seat”, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të papërshtatshme.

Ai kishte konsumuar disa birra, dhe në momentin kur mori pasagjeren 27-vjeçare në Winterthur, niveli i alkoolit në gjak ishte mbi 0.83 promilë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *