Tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi gjatë një kontrolli në një kafiteri u janë gjetur armë pa leje.
Sipas Policisë, kontrolli është realizuar më datën 05.11.2026, duke u bazuar në dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Të dyshuarit, meshkuj kosovarë, ishin duke qëndruar në kafiteri kur u bë kontrolli.
Gjatë këtij kontrolli, janë gjetur dhe sekuestruar disa armë që do të shërbejnë si prova materiale për gjykatën.
Këto përfshijnë: një armë pistoletë e kalibrit 9×19 mm e cila kishte një karikator dhe dhjetë fishekë, një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7×62 mm me një karikator dhe tetë fishekë, një pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe shtatë fishekë, si dhe një mjet i ftohtë (thikë).