Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa të mëdha, me shumicën e rrugëve të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar dhe nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi.
LAMM i bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në pjesët ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Aksesi rrugor Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë janë të shënuara si më kritike, ku kërkohet kujdes shtesë gjatë ngasjes.