Në Komisionin Komunal Zgjedhor, në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme që po zhvillohen në Bërvenicë, ka arritur një ankesë për vendvotimin 2038, që ndodhet në fshatin Çellopek.
Sot, në orët e pasdites, pritet të mbahet mbledhja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku do të merret një vendim nëse ky vendvotim do të anulohet ose do të vazhdojë siç është parashikuar.