Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, në lidhje me Raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut, theksoi se Bashkimi Evropian mbetet një angazhim strategjik për vendin.
Sipas Mickoskut, BE-ja do të sjellë përfitime të konsiderueshme, si zhvillim profesional, mundësi punësimi, treg të hapur dhe siguri.
Ai theksoi se qëndrimi për ndryshimet kushtetuese është i njëjtë, duke shtuar se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në arritje dhe punë, dhe jo në mosmarrëveshje dypalëshe. “Ne besojmë në një Evropë që respekton parimet e saj, do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim”, përfundoi Mickoski.