Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka refuzuar ankesën e OBRM-PDUKM-së për vendvotimin 2038 në Çellopek të Bërvenicës dhe kërkesën për rivotim.
Anëtarët e KSHZ-së kanë rënë dakord që, megjithatë, duhet t’u dërgohet një paralajmërim për shkarkim anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor, për shkak të shkeljeve të bëra gjatë plotësimit të procesverbalit.
Në këtë vendvotim, gjithsej kanë votuar 404 persona, nga të cilët 319 kanë votuar për Arkin Jahijin e AKI-së dhe 13 për kundërkandidatin Stojanço Radojçevski.