Takimi mes Ministrit të Mbrojtjes dhe Gjeneralmajor Stephen E. Osborn

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim Gjeneralmajor Stephen E.

Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Në një postim në Facebook, Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij për shërbimin e shquar, përkushtimin dhe kontributin e Osborn në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai e nderoi atë me Medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në postimin e tij, Maqedonci theksoi: “Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Gjeneralmajor Stephen E.

Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Ajovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *