Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, mori pjesë në një panel që i kushtohej luftës kundër korrupsionit.
Ajo theksoi se përballja me këtë dukuri kërkon vullnet të palëkundur institucional, një sistem drejtësie të pavarur e profesional, zbatim të pakompromis të ligjit dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Në një postim në Facebook, Gërvalla shprehu se asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të shërbejnë si mburojë përballë ligjit. “Lufta kundër korrupsionit kërkon që pasuria e pajustifikueshme të verifikohet, përfitimet e paligjshme të konfiskohen, zyrtarët publikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe rrjetet kriminale të mos gjejnë strehë në kufijtë e shteteve.
Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit,” theksoi Gërvalla.