Diskutimi mbi Prioritetet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka pritur kryetarët e grupeve parlamentare për një diskutim mbi prioritetet dhe organizimin e seancave parlamentare në muajt e ardhshëm.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, gjë që është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. “Sot prita në takim kryetaret dhe kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv për punën që na pret, prioritetet si Kuvend si dhe për organizimin e seancave parlamentare në muajt në vijim.

Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim,” ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *