Sali Berisha Thirrje për Protestë në Mbështetje të Studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen nesër në protestën në mbështetje të studentëve, të cilët kanë hyrë në revoltë për disa ditë.

Me një mesazh të qartë, Berisha kërkoi mobilizimin e qytetarëve pa marrë parasysh moshën apo bindjet politike.

Ai e përshkruan protestën studentore si një sukses për të gjithë shqiptarët. “Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.

Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend. Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë. Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve”, tha ai.

Berisha gjithashtu vlerësoi guximin dhe vendosmërinë e studentëve. “Thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre.

Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve.

Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre.

Ata meritojnë çdo mbështetje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *