Statistikat e Dhunës në Familje në Maqedoninë e Veriut: Një Alarm për Qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë periudhës nga janari deri në shtator të vitit 2026, janë regjistruar 1.337 vepra penale nga fusha e dhunës në familje.

Në këtë periudhë, janë denoncuar gjithsej 1.388 kryerës, prej të cilëve 1.278 janë burra dhe 110 gra.

Po ashtu, janë evidentuar 1.433 viktima, ku 289 janë burra dhe 1.144 gra.

Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 191 kundërvajtje të lidhura me dhunën në familje, për të cilat janë denoncuar 228 kryerës (196 burra dhe 32 gra) dhe 221 viktima (126 burra dhe 95 gra). “Gjithashtu, janë evidentuar 3.869 ankesa për dhunë në familje, me ç’rast janë denoncuar 3.971 kryerës, nga të cilët 3.090 burra dhe 881 gra, si dhe 3.961 viktima, nga të cilat 1.394 burra dhe 2.567 gra.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos e fshehin dhunën në familje, por të denoncojnë me kohë çdo rast të tillë.” “Secili që është viktimë e dhunës në familje, si dhe secili që ka njohuri për raste të këtilla, mund t’i denoncojë ato në stacionin më të afërt policor ose në numrat telefonikë 112 dhe 19”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *