Një 71-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Vaun e Dejës me qëllim ekstradimin në Itali.
Ai është dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit.
Në kuadër të një operacioni të koduar “Fast”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, arriti të kapë Kol Ndojin, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Sipas njoftimit të Policisë, Ndoj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.
Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vazhdon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.