Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë njofton se oficerët policorë nga Njësia e Policisë Bregdetare në Koçan kanë ndërmarrë masa që çuan në arrestimin e D.S. (43) nga Koçani.
Ai dyshohet se ka kryer katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi në rrethinat e Koçanit. “Në bazë të urdhrit të gjykatës, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që burojnë nga veprat penale të përmendura”, deklaruan nga MPB. “Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, shtuan ata.