Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka njoftuar se djali i tij, Dritoni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë.
Në një postim të tij në Facebook, Quni ka shprehur krenarinë për këtë arritje të të birit, duke i uruar një shërbim të suksesshëm.
Ai beson se disiplina, etika, shkathtësitë ushtarake dhe puna në grup që Dritoni do të fitojë gjatë shërbimit do ta forcojnë edhe më shumë karakterin e tij për t’u përballur me sfidat e jetës.
Quni theksoi se, pavarësisht uniformës së ushtrisë kroate, djali i tij do të mbetet përfaqësues i traditës dhe kulturës shqiptare. “Kudo dhe kurdo, qoftë edhe i veshur me uniformën e ushtrisë kroate, Dritoni do të mbetet përfaqësuesi më i denjë i traditës dhe i kulturës sonë shqiptare”, ka shkruar Quni.