Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Italisë dhe Kosovës.