Prania dhe bashkëpunimi i 31 shteteve kontribuese u evidentuan gjatë një aktiviteti që ka për qëllim forcimin e qëndrueshmërisë fizike dhe unitetit mes kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it.
Pjesëtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në marshimin tradicional “DANCON March”, i cili u mbajt në kampin “Novo Selo”.
Ky aktivitet, i cili ka origjinë në një traditë shumëvjeçare të Ushtrisë Daneze, përbën një sfidë për qëndrueshmërinë fizike, por njëkohësisht ofron mundësinë për të forcuar bashkëpunimin dhe lidhjet mes pjestarëve të kontingjenteve shumëkombëshe.
Sipas KFOR-it, ky aktivitet është shndërruar me kalimin e viteve në një simbol të frymës së këtij misioni, ku 31 shtete kontribuuese bashkohen rreth një misioni dhe një qëllimi të përbashkët.