Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me organizatën Albanian Engineering of Switzerland (AES), ka organizuar një vizitë në kompaninë zvicerane “Schlatter Industries” AG, e cila ndodhet në Schlieren të Cyrihut.
Gjatë kësaj vizite, është diskutuar për mundësitë e ndërlidhjes së komunitetit profesional shqiptar me industrinë dhe ndërmarrjet zvicerane.