Në protestën e zhvilluar në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi nga institucionet, ka folur edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit.
Ai ka shprehur pakënaqësinë e familjes së tij me dënimin prej 24 vjetësh burg për vrasjen e motrës së tij.
Cokli theksoi se asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por ka insistuar se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes duhet të dëgjohet. “Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg.
Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet.
Kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe që rasti i saj të trajtohet me seriozitetin që meriton.
Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën,” ka thënë Cokli.