Tensionet mes Protestuesve dhe Policisë pranë Ministrisë së Arsimit

Tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit kanë rinisur.

Para pak minutash, protestues të maskuar kanë hedhur gurë drejt forcave të policisë, të cilat u kanë bërë thirrje të mos përfshihen në akte dhune dhe të tërhiqen.

Policia ka përdorur sprej në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, dhe gjithashtu ka hedhur ujë në drejtim të tyre.

Në mesin e protestuesve, disa të rinj kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë pozicionuar ata përballë forcave të policisë dhe autoboteve me ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *