Tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas hedhjes së gurëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë dhe policisë, fillimisht dukej se protestuesit po largoheshin, duke u drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”.
Megjithatë, pas një tërheqjeje të shkurtër, ata filluan të sulmojnë me fishekzjarrë.
Policia reagoi menjëherë duke përdorur ujë për të shpërndarë protestuesit.