Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se do të iniciohen procedura për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, si dhe pezullim nga detyra për gjashtë zyrtarë policorë të përfshirë në rastin e përdorimit të tepruar të forcës. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masa lidhur me incidentin e ndodhur më 7 tetor 2026, që përfshin përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj individëve nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre policore”, kanë deklaruar nga MPB.
Sipas njoftimit, pas verifikimeve të kryera, pamjeve të incidentit dhe dëshmive të të pranishmëve, janë identifikuar një sërë parregullsish në sjelljen e zyrtarëve.
Si rezultat, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të fillojë procedura ndaj gjashtë zyrtarëve policorë për shkelje të rendit dhe disiplinës, duke vendosur gjithashtu masa për pezullimin e tyre nga detyra.