Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të iniciohen procedura për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë ndaj gjashtë zyrtarëve policorë për përdorim të tepruar të forcës. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masa lidhur me incidentin e ndodhur më 7 tetor 2026, që përfshin përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj individëve nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre policore,” thonë nga MPB.
Sipas njoftimit, pas kontrolleve të kryera, pamjeve të incidentit dhe deklaratave të dëshmitarëve, janë vërejtur një sërë parregullsish në sjelljen e zyrtarëve.
Si rezultat, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të nisin procedura ndaj gjashtë zyrtarëve për shkelje të rendit dhe disiplinës dhe do të vendosin masa për pezullimin e tyre nga detyra.