Deputeti Azizi Reagon: Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në Gjuhën Shqipe

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka shprehur reagimin e tij ndaj paralajmërimit nga partia ZNAM, e cila ka kërcënuar se do të largohet nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës organizohet edhe në gjuhën shqipe.

Azizi ka theksuar se deklaratat e ZNAM-it nuk duhet të merren seriozisht, duke kujtuar ngjarjen e shkarkimit të Filkovit, për të cilin, sipas tij, kjo parti kishte thënë se nuk do të ndodhte.

Ai ka pohuar se provimi i jurisprudencës do të zhvillohet në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it. “Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, ka thënë Azizi, duke shtuar se, sipas tij, deklaratat shoviniste nuk mund ta ringjallin një parti që ai e konsideron të vdekur politikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *