Foshnja e Parë nga Fertilizimi i Asistuar në Kosovë: Një Histori Suksesi

Këtë javë, Klinika e Gjinekologjisë në QKUK festoi lindjen e foshnjës së parë nga shtatzënia përmes fertilizimit të asistuar.

Ky proces, i cili nisi vitin e kaluar dhe ofrohet pa pagesë, ka sjellë sukses edhe për 11 gra të tjera.

Interesimi i pacienteve për këtë shërbim ka pësuar një rritje të dukshme.

Pas një periudhe prej gjashtë vitesh pritjeje, ëndrra e një 31-vjeçareje për të përjetuar ndjenjën e mëmësisë u realizua përmes këtij procesi. “Gjithqysh, mos të humbin kohë sepse këtu është çdo sen shumë mirë, gjithçka ka shku shumë mirë, stafi shumë i mrekullueshëm dhe gjithçka ka shku në rregull”, shprehet ajo.

Por, kjo nuk është e vetmja grua që ka përfituar nga shërbimi IVF në Klinikën e Gjinekologjisë.

Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, thekson se deri tani janë realizuar përmbi 100 marrje të ovocideve dhe mbi 38 transfere, nga të cilat 11 janë konfirmuar si shtatzëni. “Deri tash i kemi pas përmbi 100 marrje të ovocideve nga qelizat vezë, pastaj përmbi 38 transfere që do të thotë kur bëhet transferi është qeliza e mbarësume dhe pritet shtatzënia prej tyre dhe prej 38 transfereve i kemi deri tash të konfirmuara 11 shtatzëni”, shpjegoi Ndrejaj.

Ai gjithashtu foli për numrin e pacienteve që kanë kërkuar konsultë për këtë shërbim falas, duke theksuar se deri tani janë rreth 2700 pacientë që kanë kërkuar këshilla ose kanë ardhur në kontroll. “Shërbimi i IVF-së ose FAM si i themi ne ka nis tash gati para një viti deri më tani janë diku 2700 pacientë, të cilët kanë kërkuar konsulta apo janë ardhë në kontroll tek mjekët e repartit, por jo nuk janë duke prit sepse shumica nga këta ose kanë moshë të shtyer ose nuk i plotësojnë kushtet apo kanë edhe ndonjë problem të madh që nuk tejkalohet”, tha ai.

Kjo shërbim në sektorin privat, varësisht nga procedurat, u kushton pacientëve deri në 10 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *