Avancimi i Radioterapisë në Kosovë: Trajtimi i Kancerit të Mushkërive me SBRT

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar përdorimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT për trajtimin e kancerit të mushkërive.

Ky trajtim realizohet përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD, që ofron një radioterapi më të saktë për pacientët me kancer.

Lajmi është bërë i njohur përmes një njoftimi, ku theksohet se falë investimeve në teknologji moderne dhe trajnimit profesional të stafit, pacientëve u ofrohen trajtime me mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha dhe me më pak seanca kur kjo është e mundur.

Sipas njoftimit, nisja e përdorimit të kësaj teknike përbën një hap të rëndësishëm për avancimin e shërbimeve onkologjike në sistemin publik shëndetësor.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore, është shprehur mirënjohje për fizikanët mjekësorë, onkologët radioterapeutë dhe teknikët e radioterapisë për kontributin dhe përkushtimin e tyre profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *