Një turke, e cila ka zgjedhur Kosovën për të qëndruar dhe njihet në rrjetet sociale me emrin Yagmur inbalkans, ka ndarë arsyen e saj për këtë vendim.
Yagmur është e mahnitur nga veprimi i një taksisti në Kosovë, i cili, sipas saj, gaboi në rrugë kur e kishte atë si klientë dhe vendosi të ndalë taksimetrin, që të mos i merrte më shumë para për shkak të ngatërresës së tij. “Për të gjithë që më keni pyetur se përse e kam zgjedhur Kosovën.
Një ditë, kur mora një taksi për t’u kthyer në shtëpi, taksisti ngatërroi rrugën dhe ndaloi taksimetrin.
Edhe pse i thash që nuk ka problem, ai më tha se nuk preferon t’i hyjë njerëzve në hak dhe se ushqehet hallall. ‘Nuk dua ta mashtroj askënd’, tha ndër tjera burri.
Prandaj e zgjodha Kosovën,” përfundoi Yagmur.
Në videon e saj, Yagmur përshkruan se “njerëzit që kam takuar në Kosovë mund të jenë vërtet disa nga njerëzit më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë.
Dhe pjesa më e mirë?
Ata nuk përpiqen të vërtetojnë sa të mirë janë.
Ata janë thjesht të sinqertë.
Ata janë të ndershëm, të sjellshëm, bujarë dhe gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë, pa pritur asgjë në këmbim.
Ata bëjnë mirë sepse kjo është ajo që janë.
Dhe mendoj se kjo është diçka vërtet e veçantë,” shkruan turkja.