Verdikti i Apelit për Vlora Hysenin: Izolimi Shtëpiak dhe Rreziku i Dëmtimit të Hetimit

Apeli i Posaçëm ka arsyetuar vendimin për lënien në fuqi të izolimit shtëpiak dhe pezullimit nga detyra për Vlora Hysenin me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e dy veprave penale dhe rrezikun e dëmtimit të hetimit, në rast se ajo lëshohej në liri pa kushte.

Vendimi tregon se SPAK ka zgjeruar hetimin ndaj ish-shefes së SHISH, pas dyshimeve për përfshirje në “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

Duke iu referuar komunikimeve të vazhdueshme mes Hysenit dhe Agasit, Apeli thekson se Hyseni ka vepruar në vazhdimësi në kundërshtim me detyrën e saj funksionale, duke mos e luftuar krimin e organizuar, por duke e përkrahur atë.

Apeli lidh rrezikun e dëmtimit të hetimit me aftësitë e Hysenit si ish-drejtuese e shërbimit inteligjent për të administruar dhe përpunuar informacionet.

Në këtë kontekst, Apeli përmend edhe sjelljen intimiduese të Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala, ditën e shqyrtimit të masës në Shkallën e Parë. “Personi nën hetim është rrezik potencial dhe eminent për të ndikuar tek provat dokumentare, tek provat me dëshmitarë apo edhe me akt ekspertimi”, arsyetoi Apeli.

Situata e re penale e Hysenit, përfshirë verifikimin e disa transaksioneve bankare në qindra mijëra euro të anuluara drejt dy shoqërive të huaja, ku ishin pjesë të afërm të saj, lidhet me mundësinë e përsëritjes së veprave penale nga e dyshuara.

Në vendimin e Apelit zbardhet edhe dëshmia e Hysenit në GjKKO, ku ajo ka shprehur keqardhje për pozitën e saj dhe ka mohuar çdo akuzë. “Jam shumë e qetë, sepse kam bërë vetëm punën time për shtetin tim, për shqiptarët dhe në asnjë rrethanë nuk kam vënë në dispozicion shërbimin (SHISH) për t’i shërbyer asnjë personi dhe asnjë iniciative që mund të dëmtonte interesat e R.Sh-së”, ka thënë Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *