Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) është shpallur fituese sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të cilat u mbajtën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Sipas këtyre rezultateve, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka arritur të marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në KKSH.
Renditja e listave është si vijon: janë numëruar gjithsej 14.623 vota dhe janë ndarë 29 mandate.
Shaip Kamberi (PVD) shprehu falënderimet e tij për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime, si dhe për ata që besuan listës së udhëhequr nga Enkel Rexhepi (PVD-AL).
Ai theksoi se bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të fillojnë menjëherë.