Dy persona janë arrestuar pasi fillimisht kanë fyer një grua në një lokal dhe më pas edhe tre zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 06:54, në Pejë.
Gjithashtu, gjatë procesit të arrestimit, njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se fillimisht në një lokal e kishin fyer me fjalë banale viktimën femër kosovare, e më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar të merren me rast.
Gjatë arrestimit, njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Gjatë transportit për në stacion policor, i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë,” thuhet në raport.