Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual Durrës.
Në vend të tij, është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani ka mbajtur rolin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.
Arsyet e dorëheqjes së Aliut nuk janë bërë publike, dhe për momentin nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon këtë ndryshim në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.