Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një person është parë i shtrirë në shtëpinë e tij nga disa anëtarë të familjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kjo ngjarje është regjistruar të hënën.
Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor janë mobilizuar menjëherë në vendngjarje, ku mjeku ka konfirmuar se viktima nuk kishte shenja jete.
Raporti thotë: “Fsh.
Vitomiricë, Pejë 09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjar të tij, ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij.
Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.”