Kanosje në Graçanicë, një i mitur nën kërcënim

Një rast i kanosjes është raportuar në Graçanicë, ku viktimë është një i mitur.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 09:00.

I mituri ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, vëllai i tij kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi kishte kuptuar se policia ishte njoftuar dhe deri më tani nuk është lokalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *