Hisni dhe Bujar Ibishi janë shpallur fajtorë për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishi, e cila ndodhi në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj më 12 shkurt 2025.
Gjykata e Mitrovicës ka vendosur që të dy të dënohen me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim.
Veprat penale të akuzuarve janë rikualifikuar nga ‘vrasje e rëndë’ në ‘vrasje në bashkëkryerje’.
Përveç kësaj, ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.