MPB Maqedoni Raporton për Arrestimin e Shoferëve pa Leje

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme të shtetit, policia ka arrestuar tetë shoferë për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. “Prej tyre, gjashtë prej tyre drejtonin automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, konkretisht: Sh.J. (57) dhe K.B. (18) nga Shkupi, M.A. (30) nga Tetova, I.H. (26) nga fshati Ulanci, Komuna e Gradskos, N.D. (19) nga Prilepi dhe V.S. (22) nga fshati Zapolzhan, rrethina e Prilepit.

Ndërkaq, me ndalim aktiv, u arrestuan A.J. (29) nga Manastiri dhe Sh.S. (38) nga Kërçova.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.” “U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për trafik më të sigurt”, theksojnë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *