Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.
Kjo seancë do të fillojë në ora 13:00 dhe në rend dite është debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka miratuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2025.
Ky raport, i cili është bërë publik të martën më 4 nëntor 2025, thekson se Kosova ka pasur progres të kufizuar dhe stagnim.
Në të, theksohet se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në fusha të rëndësishme si pavarësia e gjyqësorit, liria e medias dhe efikasiteti i administratës publike.