Kuvendi i Kosovës Mban Seancë të Jashtëzakonshme për Raportin e Komisionit Evropian

Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Kjo seancë do të fillojë në ora 13:00 dhe në rend dite është debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka miratuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2025.

Ky raport, i cili është bërë publik të martën më 4 nëntor 2025, thekson se Kosova ka pasur progres të kufizuar dhe stagnim.

Në të, theksohet se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në fusha të rëndësishme si pavarësia e gjyqësorit, liria e medias dhe efikasiteti i administratës publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *