Sara Mila Del nga SPAK: Një Moment për Të Treguar Dignitetin Tim

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka dalë pas 40 minutash nga ambientet e SPAK.

Pas daljes, ajo ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se është thirrur si person në dijeni dhe ka dhënë dëshminë e saj. “Sa i përket pranisë sime këtu, në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që i keni me shumë qejf ti deklaroni, vihet për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike.

Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër.” Ajo theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të treguar dinjitetin e saj. “Ka një sekret hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë.

Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë, edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme.

Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit,” tha Mila para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *