Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B.
Nix.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për marrëdhëniet e forta ndërmjet Kosovës dhe këtij instituti.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e kontributit të IRI-t në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend.
Ajo e vlerësoi veçanërisht mbështetjen që ky institucion i ofron partive politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe zhvillimin e komunikimit me qytetarët.
Gjithashtu, ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe angazhimin e IRI-t për fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.
Duke folur për zhvillimet aktuale në vend, Shiroka Pula theksoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale.
Ajo nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues, respektimin e kompetencave të secilit institucion dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.