Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff, vizituan dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në procesin e validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me ecurinë e procesit të validimit, përgatitjet profesionale dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së. “Procesi i validimit është duke u realizuar nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, që është një hap i rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftim.