Formimi i Komisionit Hetimor për Vrasjen e Arlinda Zekajt

Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt ka emëruar tre ekspertë që do të bëjnë pjesë në këtë trup hetues.

Së bashku me deputetët, ata do të angazhohen për zbardhjen e rrethanave që rrethojnë vrasjen e Zekajt.

Ekspertët e përzgjedhur janë Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq, të cilët u votuan me shumicë votash.

Emina Avdyli Buzhala mori 6 vota pro dhe do të fokusohet në fushën penale, Besarta Breznica fitoi 8 vota pro dhe do të merret me dhunën në familje me bazë gjinore, ndërsa Skender Kandiq mori 5 vota pro dhe do të punojë në aspektin social.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se “Në emër të Komisionit, ju njoftojmë se zonja Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq janë përzgjedhur me shumicë të votave për të mbështetur punën e Komisionit”.

Më 29 tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Arlinda Zekaj u vra më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *