Dënimi për Oltion Bistrin: 7 vite e 4 muaj burg dhe konfiskimi i pasurisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistrin, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg.

Trupa gjykuese, me relator Dhimitër Lara dhe anëtarë Daniela Shirka e Engert Pëllumbi, shpalli Bistrin fajtor për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv.

Përveç dënimit me burg, Apeli vendosi edhe konfiskimin e pasurisë së tij, konkretisht 3 apartamenteve, 2 bizneseve dhe një shume prej 1.3 milionë eurosh.

Ndërkohë, për të pandehurit Edmond Preka, Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Xhevahir Lita, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimet e dhëna nga Shkalla e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *