Takimi i Kryeministrit Kurti me Përfaqësuesin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë Forumit të Paqes në Paris.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti ka theksuar se në këtë takim është diskutuar për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes së presidentes, rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai nënvizoi se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të jetë i bazuar në njohjen reciproke. ‘Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që Kosova gëzon tani pas zgjedhjes së presidentes së saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke’, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *