Arbër Ademi nga BDI ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka trajtuar çështjen e Alta Bankës, duke theksuar se kjo bankë është sjellë në Maqedoni nga qeveria aktuale.
Ai theksoi se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së ka mbrojtur interesat e shtetit nga ky institucion financiar.
Ademi njoftoi se BDI do të ngrejë padi penale ndaj atyre që kanë shpifur në lidhje me këtë bankë. “Qeveria e tanishme u përpoq të lidh BDI-në dhe Qeverinë e kaluar me ardhjen e Alta Bankës.
Në vitin 2023, Qeveria e atëhershme nuk ka marrë asnjë vendim që t’i hapte rrugë Alta Bankës në Maqedoni.
Qeveria e atëhershme reagoi më 24 tetor 2023, e angazhoi Avokatin e Shtetit që të mbrojë interesat shtetërore në Serbi,” tha Ademi.