Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur në Podujevë.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushefci” më 11.11.2026, në ora 21:10. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor,” thuhet në raportin e policisë.